Shqipëria, rruga e re e kokainës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-12

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej të paktën 5 vjetësh mes Shqipërisë dhe Ekuadorit ekziston një linjë e konsoliduar e trafikut të drogës. Kapja e sasisë rekord prej 613 kilogramë kokainë në Durrës pak ditë më parë, vetëm sa nxori në pah fuqinë e grupeve kriminale që qëndrojnë pas ngarkesave me vlerë dhjetëra milionë euro.



Arbër Çekaj, pronari i kompanisë që kishte porositur në Kolumbi kontenierët me banane ku ishte fshehur droga, arriti ti shpëtojë policisë. I konsideruar nga ambasadori Amerikan Donald Lu si një peshk i madh i narko-trafikut, Çekaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pas masës së arrestit në mungesë dhënë nga gjykata e krimeve të rënda.



Dyshimet mbi porositësit ë kokainës dhe garantuesit e saj janë të forta pasi që nga viti 2013, nga Ekuadori ka pasur dërgesa të rregullta droge, këtë e vërtetojnë edhe aksionet e policisë së këtij shtetit që ka sekuestruar në total



461 kilogramë kokainë me destinacion Shqipërinë.



A ishte kjo një linjë e re e trafikut apo ajo ka qenë aktive edhe më herët?



Ky trafik që ka fuqizuar ndjeshëm grupet shqiptare ka sjellë edhe përplasje të përgjakshme. Këtë e tregoi ekzekutimi mafioz i 36-vjeçarit Ilir Hidri në Guajakil të Ekuadorit.



Disa muaj më pas serish në Guajakil ndodhi një tjetër atentat ndodhi, por kësaj here vetëm me të plagosur.



Sasitë e mëdha të kokainës, asaj të kapur atje apo rasti i fundit i Durrësit, kanë ngritur alarmin për fuqinë e krimit të organizuar shqiptar dhe kërcënimit që i bën edhe vetë sigurisë kombëtare.

Share This Video


Download

  
Report form