Report TV - PS thirrje prokurorisë: Hidhni dritë mbi lobimin rus të Bashës

Report TV 2018-05-12

Views 0

TIRANE-Partia Socialiste vijon që t?i kërkojë llogari Lulzim Bashës për lobimin rus në SHBA. Sot ka qenë deputeti, Ervin Bushati i cili nga selia e PS kërkoi sqarime për 500 mijë dollarët, sipas tij të deklaruara nga Nick Muzin për llogari të PD. Gjithashtu Bushati kërkoi që Basha të tregojë se kush janë ?100 shqiptarët? në SHBA që kanë dhënë 500 mijë dollarë. Për Bushatin, prokuroria duhet që të hedhë dritë mbi këtë ?sallatë ruse?.
Deklarata e plote e Ervin Bushatit
Faktet janë shumë të qarta dhe ligjërisht të pajustifikueshme as nga vetë Lulzim Basha, i cili në tentativën e dëshpëruar për të dhënë shpjegime në studion e Blendi Fevziut, vetëm sa i bëri këto fakte edhe më të pagëlltitshme në çdo aspekt ligjor, moral, madje edhe logjik.

Firma lobuese ?Muzin Capital Partners? ka deklaruar pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë se ka përfituar 675 mijë dollarë për punën e saj në mbështetje të Partisë Demokratike.

Share This Video


Download

  
Report form