Imami: Basha i paafte, shkaktar i rrenimit te PD

RTV KLAN 2018-05-12

Views 2

Mbledhja e Kryesisë, ngritja e një grupi pune për ndryshime në statut, si dhe thirrja e Kuvendit Kombëtar në Pranverë, për një nga themeluesit e Partisë Demokratike dhe ish-Ministrin, Arben Imami janë hapi i fundit i Lulzim Bashës, për ta mbyllur partinë ndaj zërave kritikë.

Në një intervistë për Televizionin Klan, Imami, i lënë jashtë Grupit Parlamentar demokrat nga Lulzim Basha, e akuzon këtë të fundit si shkaktarin e vetëm të rrënimit të Partisë Demokratike, për shkak të paaftësisë së tij politike.

Imami, i cili refuzoi propozimin e Lulzim Bashës për të qenë pjesë e grupit të punës i ngritur për të shqyrtuar ndryshime në statut, flet për rrugën e statutore që duhet ndjekur, e cila është e ndryshme nga ajo që kryesia vendosi të enjten e shkuar.

Imami thotë se nuk është dhe nuk ka asnjë plan për t'u përfshirë në ndonjë lëvizje brenda Partisë Demokratike.

Pjesëmarrja në protestën e organizuar nga opozita në 27 Janar nuk është tregues i opozitë-bërjes, por është tregues i pakënaqësisë popullore ndaj qeverisë Rama.

Pavarësisht vlerësimit të ulët që ka për Lulzim Bashën, ai zgjedh të mos komentojë akuzat në adresë të tij për kontratat e lobimit me kompani ruse, sa kohë që ka një hetim ende në zhvillim për këtë çështje.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS