Biznesi i vogël paralajmëron protesta nëse qeveria s'tërhiqet nga vendimi për TVSH

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Albert Nasto, Kryetar i Shoqatës të Biznesit të vogël i ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe, paralajmëron protesta nëse qeveria nuk tërhiqet nga përfshirja në TVSH e biznesit të vogël.

Nasto: Ne i kemi dërguar një letër kryeministrit para dy ditësh që të anulojë vendimin. Të përmirësojë klimën e biznesit. Biznesi i vogël të kontrollohet një herë në vit. Si dhe rimbursimin e kasave. Për pikën e parë ka 15 ditë afat. Nëse nuk e anulon dhe ta lërë 50 milionë lekë, ne do të fillojmë protestat. I themi biznesit të bëhemi gati për protesta, ndoshta më të fortat në 27 vite.

Letra zyrtare dërguar qeverisë parashikon 4 kërkesa:

1. Të anullohet vendimi i Këshillit të Ministrave, i cili vendosi të fusë në skemën e TVSH-së të gjitha bizneset me xhiro vjetore 2 milionë lekë.

2. Përmirësim urgjent i klimës ?armiqësore? ndërmjet biznesit dhe shtetit.

3. Biznesi i vogël dhe i mesëm të kontrollohet 1 herë në vit ose në 3 vjet.

4.Rimbursim i kasave fiskale për të gjithë biznesin, i cili nuk ka përfituar nga ligji i parë për rimbursim.

Për realizimin e pikës së parë i lihet afat qeverisë 15 ditë. Mosrealizimi brenda afatit i pikës NR.1 do të shënojë fillimin e protestave në gjithë vendin deri në realizimin e kësaj pike?, theksohet në letrën e Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm.

Në letrën dërguar kryeministrit, Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm jep edhe argumentat, mbi bazën e të cilave kundërshton përfshirjen në skemën e TVSH-së. ?Në vitin 2015 u mbyllën 26 mijë biznese. Në vitin 2016 u mbyllën 23 mijë biznese. Në vitin 2017 u mbyllën 14 mijë biznese. Në tre vjet 63 mijë biznese?, theksohet në letrën zyrtare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/biznesi-i-vogel-paralajmeron-protesta-nese-qeveria-sterhiqet-nga-vendimi-tvsh

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS