Ora News - Të hënën vendoset fati i komisionerit publik Saraçi

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fati i komisionerit publik Herald Saraçi do të vendoset në orën 15.00 të ditës së hënë kur Komisioni i Posaçëm i Apelimit do të marrë vendimin përfundimtar nëse do të vijojë të jetë komisioner apo do të përjashtohet. Kryesuesi i Komisionit Disiplinor, Sokol Çomo dhe anëtarët e tjerë dëgjuan këtë të premte pretendimet e palës mbrojtëse. Për avokatin Shaqir Hasani, klienti i tij Saraçi i ka përmbushur detyrimet ligjore dhe ka bërë të kundërtën e akuzës së ngritur nga ONM-ja.

Sipas tij, dosja prej 600 faqesh nuk thotë asgjë dhe në fund kërkoi rrëzimin e masës disiplinore. Në dalje, komisioneri Saraçi tha për Ora News se ka paraqitur prova të mjaftueshme në këtë komision dhe është i bindur në pafajësinë e tij.

Më herët gjyqtarja hetuese Natasha Mulaj është shprehur se ekzitojnë dyshime se Saraçi ka ndërhyrë në ushtrimin e detyrës së një tjetër anëtari të komisionit Ad-Hoc. Po kështu sipas saj, komisioneri ka zvarritur procesin e rekrutimit të stafit, vazhdon të pengojë miratimin e rregullores ndërsa ka anashkaluar edhe opinionin e ONM.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shtyhet-seanca-komisionerin-saraci

Share This Video


Download

  
Report form