Report TV sjell pamje ekskluzive nga situata e përmbytjeve në Shkodër

Report TV 2018-05-12

Views 2

SHKODER - Vijon që të jetë shumë problematike situata në fshatin Obot në Njësinë Ana e Malit në Bashkinë Shkodër, për shkak të përmbytjeve të ditëve të fundit.

Report Tv ka siguruar pamjet me dron nga fshati i izoluar nga uji. Siç duket edhe pamjet, dhjetëra banesa dhe rreth 2 200 m2 tokë ndodhen nën pushtetin e ujit. Lëvizja e banorëve bëhet vetëm me varka. Në terren ndodhen forcat e ushtrisë, që ndihmojnë banorët për të lëvizur, ndërsa dërgojnë edhe ushqime në banesat e rrethuara nga uji.
Në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 26 familje. Gjithashtu nga prurjet janë të izoluara edhe 4 shtëpi në fshatin Mushan. Sipërfaqja e përmbytur në njësinë Administrative është 2285 ha tokë. Shkak i përmbytjeve janë bërë reshjet e shiut dhe shkarkimet e HEC-eve. Kryebashkiakja e Shkodrës Ademi ka kërkuar shpalljen e emergjencës, por nuk është pranuar nga Prefekti.

Share This Video


Download

  
Report form