Vrasësi, në vendin ku groposi mikun e tij

RTV KLAN 2018-05-12

Views 3

Këto janë momentet kur policia shoqëron me pranga në duar vrasësin e 36-vjeçarit Kreshnik Beqiraj, trupi i dekompozuar i të cilit u gjet të enjten në afërsi të shtatit Daullas.

Në pamjet e publikuara nga policia, shihet momenti kur vrasësi është shoqëruar nga policia në vendin ku kishte groposur mikun e tij dhe kishte fshehur armën e krimit.

32-vjeçari Albert Zekaj e vrau mikun e tij në Qershor të 2017-ës, duke e goditur me një çekiç, të cilin policia tashmë e ka sekuestruar.

Më pas ai e mbështolli trupin e Beqirajt me batanije dhe e groposi atë në vendin ku u gjet nga një bari i zonës.

Zekaj e pranoi vrasjen e mikut të tij me të cilin ishte njohur në Belgjikë dhe kishte jetuar në një shtëpi në Fier. Ai mësohet se e vrau Beqirajn pas një konflikti për qiranë e shtëpisë./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form