Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në 28 dhe 29 prillë Partia Demokratike mbledh Kuvendin Kombëtar, ku do të miratohen ndryshimet në statut dhe i hap rrugë një procesi të thelle ristrukturimi.
Vendimi u mor në kryesinë e kësaj force poltike, ndërsa kryetari Lulzim Basha, garantoi se ky nuk do të jetë një proces formal, por i vërtetë dhe do të bashkojë të gjitha kontributet.
Basha: Diskutimi ka qenë jashtëzakonisht i frytshëm. Pa dyshim që ka mendime kritike. Pa i rrahur mendimet nuk mund të shkohet në mendime që përfaqësojnë konsensusin e të gjithë anëtarëve të Kryesisë. Falenderoj gjithë kryesinë e PD-së që ka përmbyllur një proces analize, konsultimi dhe propozimesh. Shqiptarët e shohin këtë jo thjesht një proces brenda PD-së, por një rrugë e re për çdo shqiptar.
Kryesia ka miratuar vendime që do t'i japin mundësinë çdo demokrati të kontribuojë në këtë proces dhe do të garantoj që të jetë një proces iformal, por i vërtetë i gjithë bashkimit të kontributit dhe ideve për këtë transformim të PD që i paraprin teansformimit që duan shqiptarët.
Kryesia mirtoi ngritjen e një grupi pune që do të vendosë kontakete me ata që duan të perfshihen dhe propozojne ndryshime në statut. Si anëtarë Basha ka propozuar nënkryetaret Paloka dhe Spaho, sekretari përgjithshëm, Ristani, sekretarët Eno Bozdo dhe Fatbardh Kadilli, ish deputetin Arben Imami dhe anëtarin e Kryesise Gent Malko. Por Imami ka refuzuar të jetë pjesë, ndërsa në një prononcim për mediat tha se para se të mbledh forumet Basha duhet të shmangë përçarjen në parti.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-mbledh-kryesine-shkon-edhe-imami