Në muajin Prill, fatura e ujit për të gjitha familjet në Shqipëri do të jetë më e shtrenjtë. Qeveria ka vendosur që taksën e pasurisë t?ia lerë në dorë bashkive për ta mbledhur, e agjenti tatimor në këtë rast do të jetë Drejtoria e Ujësjellësit.
Nëse sot fatura mesatare e ujit për një familje në kryeqytet, e cila shpenzon 30 metër kub në muaj, është 2400 lekë sëbashku me taksat, për Prillin ajo mesatarisht do të rritet me 400 lekë.
Kështu një shtëpi mesatare, as në qendër e as në periferi të Tiranës, e cila konsumon ujë normalisht dhe vlera e saj është 80 milionë lekë, nga Prilli e në vijim do të paguajë 2800 lekë për këtë faturë.
Edhe për bizneset, taksa e pronës do të mbahet po ashtu te fatura e ujit.
Në planin e saj fillestar, Ministria e Financave mendoi që agjenti i cili do të vilte tatimin ishte kompania OSHEE, por tashmë ka vendosur t?ia lerë në dorë pushtetit vendor, deri në ngritjen e kadastrës fiskale.
Çdo individ detyrohet që të paguajë në vit 0.05% të vlerës reale të shtëpisë së tij, ndërsa biznesi 0.2% të vlerës.