Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, në urimin për 8 marsin vendosi tu sigurojë udhëtimin falas në transportin publik për këtë ditë.
Po ashtu ai ka bërë një apel për burrat dhe djemtë duke u kërkuar të tregohen më zotërinj me to.
Veliaj: Të kuptojmë që pjesën më të madhe të sakrificës, por edhe të mundit, nga mbajtja e shtëpisë e deri te punët e qytetit, e marrin nënat dhe vajzat. Më vjen mirë që me një gjest të vogël simbolik transporti publik për to ishte falas sot. Është një gjest i vogël mirënjohjeje për sakrificën dhe kontributin që gratë dhe vajzat japin për suksesin e qytetit të Tiranës.
Së bashku me anëtaret femra të Këshillit Bashkiak, drejtueset e njësive administrative, si dhe shumë prej drejtueseve të organizatave të shoqërisë civile por edhe një grup i nënave me fëmijë autikë iu bashkuan nismës për të mbjellë pemë.
Veliaj: Jam shumë i lumtur që bashkë me zonjat fantastike të Këshillit Bashkiak, zonjat tona administratore dhe shumë zonja aktiviste në qytetin e Tiranës, mbollëm pemë në këtë shteg, që për shumë njerëz është akoma sekret. Bëhet fjalë për një kantier që kemi hapur në pjesën jugore të Liqenit dhe një territor që u lirua nga ndërtimet pa leje, nga ferrat, nga gjithë zaptimet që ka pasur dhe sot me të drejtë, do të jetë Shtegu i Nënave dhe i zonjave të qytetit të Tiranës.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës deklaroi se Tirana është në krye të emancipimit dhe të përfaqësimit në jetën publike sa i takon femrës.
Veliaj: Ca gjëra janë më mirë se ç?kanë qenë kur flasim për barazi gjinore, megjithatë kemi ende disa gjëra që duhen rregulluar. Ende duhet të luftojmë për paga të barabarta për të njëjtën punë, si për burrat, si për gratë. Ende duhet të luftojmë për më shumë pjesëmarrje. Fakti që Tirana është një histori suksesi nuk do të thotë që e gjithë Shqipëria dhe të gjitha bashkitë aplikojnë të njëjtat kuota dhe të njëjtin angazhim. Ndaj, më vjen mirë që sot si Tiranë jemi të parët në emancipim, por unë prapë besoj që më e mira është përpara.
Ai shprehu bindjen se edhe në zgjedhjet e ardhshme, Këshilli Bashkiak do të jetë i dominuar nga gratë dhe vajzat.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/veliaj-apelon-burrat-te-jene-me-zoterinj-me-grate