SHKODER-Shumë fshatra janë të bllokuar nga përmbytjet, ndërsa e vetmja rrugë për të qarkulluar është me varkë. Mëngjesin e sotëm një person me probleme shëndetësore është transportuar me varkë për në qendrën shëndetësore, pasi banesa është bllokuar nga uji. Niveli i ujit ka arritur në 80 cm, ndërsa 150 banesa janë të rrethuara nga uji. 35 fermerë kanë kërkuar ndihmë, pasi baza ushqimore ka mbaruar. Përmbytjet kanë ardhur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe shkarkimet nga HEC-et, thonë banorët për Report Tv. ?Më keq nuk ka se ku shkon. Nuk kemi pasur as ndihma dhe asgjë. Voltana thotë po ajo tjetra, ajo komunistja thotë jo?.