Maqedoni, mbetet pezull miratimi i ligjit per gjuhen shqipe

RTV KLAN 2018-05-12

Views 1

Çështja e miratimit të projektligjit që e shndërron shqipen në gjuhë zyrtare në Maqedoni vijon të mbulohet me paqartësi edhe pse ka përfunduar përkthimi i mbi 35 mijë amendamenteve të paraqitura nga partia opozitare VMRO-DPMNE më 29 janar.

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi nuk arriti të hidhte për shqyrtim këtë projektligj të martën, pavarësisht se deputetëve u ishte komunikuar vazhdimi i seancës që u la pezull më 29 janar. Për mediat maqedonase, Xhaferi tha se e kishte të pamundur ta hidhte për shqyrtim këtë ligj, pasi vetë deputetët e shumicës qeverisëse janë të paqartë se si do të procedohet.

VMRO-DPMNE, që në thelb është kundër këtij ligji, kërkon shqyrtim të thelluar për amendamentet, për të cilat do të duhen të paktën 8 muaj. Teksa partia më e madhe e opozitës ka refuzuar votimin e shkurtuar të këtyre amendamenteve që mund të bëhen brenda një seance normale. Nuk përjashtohet mundësia që shumica ta hedhë në votim ligjin pa i diskutuar amendamentet, por kjo kërkon dakordësi mes partive parlamentare.

Varianti i parë i këtij ligji u miratua më 15 nëntor, por u kthye për rishqyrtim nga presidenti Ivanov.

Share This Video


Download

  
Report form