Skandal me produktet e konsumit në Shqipëri. Kavanozët e qelqit që përdoren për ambalazhimin e salcave dhe produkteve të tjera ushqimore merren nga kazanët e mbeturinave. Përmes një kamere të fshehtë të realizuar nga emisioni Stop ne televizionin Klan një qytetar paraqitet tek pika e grumbullimit dhe shitjes të këtyre kavanozave, që siç thotë pronari mblidhen nga kazanët e plehrave në Tiranë dhe Durrës.
Efekte Pronari- Të salcës janë të lara. Qytetari- Aty i merrni (landfill)? Pronari-Jo! Qytetari- Aty i nxjerrin? Pronari- Nc..nc..., absolutisht jo! Janë të kazanëve... Qytetari- Të kazanëve? Pronari- Në Tiranë i marrim, i marrim në Durrës.
Pronari i firmës së grumbullimit, i quajtur Nezir tregon se kavanozët lahen vetëm në disa vaksa me ujë dhe sodë kaustike.
Efekte Qytetari- O Nezir, këta i kemi direkt, për kështu... Marrim kapakët edhe... Pronari- Janë të lara, janë gati për prodhim
Qytetari- Po marr 2 (thasë)... Me çfarë temperature i lani? Pronari- Me sodë, me sodë kaustike. Qytetari- Me sodë kaustike? Temperatura e ujit apo...? Pronari- Uji kështu...,i ngrohtë...Qytetari- I ngrohtë?
Pasi u njoh me këtë skandal përgjegjësja e sektorit të inspektimit ushqimor pranë Autoritetit Kombëtar te Ushqimit, Elda Cuka, tha se do merren të gjitha masat ndaj këtyre subjekteve.