Basha akuza Rames: U hoqi licensat kompanive te riciklimit

RTV KLAN 2018-05-12

Views 0

Lulzim Basha akuzoi qeverinë se u ka hequr licencat dhjetëra kompanive të riciklimit, për ta përqendruar këtë industri në një dorë të vetme.

?I njëjti person që administron inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit ka blerë aksionet edhe për kompaninë koncesionare të Tiranës?.

Por Ministrisi i Mjedisit, Blendi Klosi dhe nënkryetari i Bashkisë, Arben Maznku rrëzuan akuzat e kreut të Partisë Demokratike duke thënë se aksioni në pikat e grumbullimit të skrapit nuk synon heqjen e licensave të kompanive te riciklimit, por ka për qëllim t?i japë fund paligjshmërisë me ndotjen e mjedisit.

?Nuk ka heqje të licensave të zhvillimit të aktivitetit të ndershëm por revokim lejesh mjedisore dhe më pas evidentim të problematikave, që janë vënë në pah edhe nëpërmjet ankesave të qytetarëve Kjo është edhe një përgjigje për një batare mbështetjesh për paligjshmërinë për pisllëkun e qytetit".

"Edhe zoti Basha që sot përmendi këto raste në Holandë ku e ka shansin shpesh të shkojë, nuk ka parë njerëz të cilët shpenzojnë një pjesë të madhe të jetës së tyre brenda kazanëve duke tentuar të heqin mbetje nga aty dhe më pas i grumbullojnë këto në pika të tilla brenda zonave urbane".

Janë 180 pika të grumbullimit të skrapit që sipas Ministrisë së Mjedisit do të kalojnë në sitë për ligjshmërinë dhe përmbushjen e standardeve mjedisore.

Share This Video


Download

  
Report form