Report TV - Shpallen listat e infermierëve që do të testohen

Report TV 2018-05-12

Views 8

Kandidatët infermierë që kanë aplikuar në portalin ?Infermierë për Shqipërinë? mund të shohin kualifikimin ose jo të tyre.
Kështu njofton Ministria e shëndetësisë, teksa thekson se sot është afati i fundit i ankimimit për infermierët të cilët nuk janë kualifikuar për testim.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpallur listat e kandidatëve që kanë aplikuar nëpërmjet portalit ?Infermier për Shqipërinë. Kanditatët që nuk janë kualifikuar, kanë kohë deri në fund të ditës së sotme për paraqitjen e ankimimit të tyre në portal ose pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Pas verifikimit të ankesave më datë 15 mars ministria e shëndetësisë do të shpallë në portalin ?Infermier për Shqipërinë?, listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për testimin sipas profileve të kërkuara, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim. Shpallja e datave të testimit bëhet publike në Platformë dhe kandidatët njoftohen elektronikisht për datën dhe vendin e testimit. Lidhur me testimin, mësohet se do të ketë dy pjesë:

- Pyetje rreth bazës ligjore që rregullojnë kujdesin shëndetësor, çështjet që lidhen me etikën dhe komunikimin e infermierëve (20 pikë);

- Pyetje rreth kujdesit infermieror bazë dhe specialiteteve (50 pikë)

Share This Video


Download

  
Report form