Sëmundjet kronike të veshkave si kudo në botë po përhapen me ritme të shpejta edhe në vendin tonë. Megjithëse nuk ka ende shifra të sakta, sipas të dhënave referuese, rreth 8-9% e popullsisë vuan nga problemet me veshkat.
Myftar Barbullushi: ?Ne akoma nuk kemi shifra zyrtare. Kemi pasur një referencë të marë nga Italia e Jugut dhe nga Greqia dhe shkojmë diku te 8-9%. Po presim të dhënat e para të check-up për të parë zyrtarisht se sa është përqindja e sëmundjes së veshkave në popullatën tonë?
Shefi i Shërbimit të Nefrologjisë në spitalin ?Nënë Tereza?, Myftar Barbullushi, thotë se mjekimi më i mirë për sëmundjet e kushtueshme të veshkave është parandalimi. Për këtë arsye, Shoqata e Nefrologjisë ka nisur një proces trajnimi me mjekët e familjes, të cilët do të mund të trajtojnë vetë pacientët që kanë probleme me veshkat.
Myftar Barbullushi: ?Mjeku i familjes nuk është i përgatitur për momentin dhe ne brenda vitit do mbulojmë me proces edukimi të gjithë Shqipërinë në mënyrë që të dhënat e para që ti vijnë atij, ai të dijë ti menaxhojë, ti trajtojë vetë pjesën më të madhe dhe ti çoj nefrologu kur duhet. Një i sëmurë me veshka mund të ketë të gjitha shenjat e një dëmtimi serioz dhe të mos ketë asnjë lloj shqetësimi dhe ka raste që na vijnë nga plazhi, nga muaji gusht, nga pushimet, na vijnë direkt dhe i sëmuri ka nevojë për dializë apo transplant, çka do të thotë se parandalimi ose kapja herët e tyre është një vlerë e jashtëzakonshme?
Data 8 Mars përkon edhe me Ditën Botërore të Veshkave. Sivjet fokusi i kësaj dite i është kushtuar femrave, veçanërisht për kujdesin që duhet treguar gjatë periudhës së shtatzënisë, një fazë e rëndësishme për formimin e fëmijës dhe parandalimin e problemeve në të ardhmen.
Për më shumë lexoni:http://www.channel-one.al/ne-shqiperi-8-9-e-popullsise-vuan-nga-veshkat-parandalim-qe-ne-shtatzeni/