Pronari i ish-Universitetit Kristal Ahmet Mucaj, është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi jepte diploma të falsifikuara. Ahmet Mucaj është kapur pas hetimeve dy mujore të Prokurorisë, teksa dorëzonte një diplomë ?Bachelor? për Drejtësi një femre. Pavarësisht se Universiteti Kristal është mbyllur që në muajin gusht 2014, ende vijonin që të lëshoheshin diploma me logon e tij.
Administratori i ish Universitetit Kristal Ahmet Mucaj kishte ruajtur vulën e Universitetit si dhe numrat e amzës. Pikërisht duke përdorur këto dy të dhëna, ish-administratori vijonte të lëshonte diploma të ciklit 3-vjecar, me datën kur Universiteti Kristal vijonte aktivitetin. Duke ju referuar burimeve policore, ish-administratori shënonte që data e lëshimit të diplomave ka qenë para 2014-së, pasi në gusht të 2014-së Universiteti Kristal është mbyllur me vendim të qeverisë Rama, pikërisht për shitjen e diplomave, por pavarësisht këtij fakti, Muçaj në muajt e fundit kishte vijuar që të shiste diploma. Ahmet Mucaj ishte kontaktuar nga një femër për diplomë në fushën e Drejtësisë.