Kush vjen per dreke/ Si te konsumoni limonin per te perfituar 2-fishin e vlerave te tij (06.03.2018)

RTV KLAN 2018-05-12

Views 1

Limoni është një ndër agrumet plot shije e aromë, por gjithashtu i jashtëzakonshëm në vlera.
Kjo pemë e preferuar i sjell njeriut shumë dobi shëndetësore duke e mbrojtur nga një numër shumë i madh sëmundjesh, pasi vepron si antibiotik natyral në organizmin e tij.
Sot në rubrikën ?me duart e Kristit? në emisionin ?Kush vjen për drekë? ju do të informoheni mbi metodën më të re të përdorimit të limonit për të përfituar sa më shumë nga vlerat e tij.
Pjesa më e rëndësishme e limonit është lëkura të cilën në shumëcën e rasteve ne e flakim tutje pasi e cilësojmë si jo të shijshme. Por nëse përdorni limonin bashkë me lëkurë ju do të merrni 5-10 herë më shumë vitamina dhe përfitime të tjera. Por nëse e ngrini atë efekti do të dyfishohet.
Nëse përdorni limon shpesh ju mund të humbni peshë, mund të kontrolloni diabetin, presionin e gjakut apo të lehtësoni acidin e stomakut. Nëse limoni është i ngrirë konsumi i tij është më i lehtë pasi duke qenë i ngrirë nuk është edhe aq i thartë dhe ky është i gjithë sekreti.

Share This Video


Download

  
Report form