Report TV - Laj gojën kur të përmendësh babanë tim, ministrja Xhacka nxehet me deputetin e PD

Report TV 2018-05-12

Views 0

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka është përfshirë në debat dhe replika të forta në Komisionin e Sigurisë me deputetin e PD, Myslim Murrizi. Në debatin për Artur Meçollarin, Murrizi duke e akuzuar si spiun ndër të tjera iu drejtua ministres gjatë fjalës duke i thënë se ?Po t'u futem dosjeve që kam unë, po të vije seancën tjetër dëgjimore del ndonjë fije edhe për babain tënd?.
Xhaçka reagoi menjëherë duke i kërkuar deputetit të PD, që të matet mirë para se të flasë për babanë e saj. ?Këto goditjet nën brez alla kohës së xhaxhit kanë kaluar, nuk më impresionojnë më. Me babanë tim laj gojën mirë kur të flasësh.

Nuk jetohet sot me kohët e vjetra. Dëgjo këtu. Nuk kemi ardhur ti shtojmë intelektit tuaj informacion mbi biografinë e Meçollarit. Kjo ka qenë kërkesa juaj, jo fjalët e pazarit. Certifikatën në 2011 e ka marrë ai drejtori që ju flisni dhe merrni këto thashethemet. Nuk ka pasur prova në ngarkim të Meçollarit? tha ministrja.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS