Report TV - Traumat, mbi 100 raste paraqiten çdo ditë, Dogjani: Ka mungesë gjaku për pacientët

Report TV 2018-05-12

Views 9

Aksidentet, konfliktet, përleshjet me thika, apo edhe tentativat për vetëmbrojtje nga grabitjet të përfunduara në vdekje kanë qenë disa prej rasteve që kanë tronditur mbarë opinionin publik. Por, si menaxhohen këto raste nga spitali i Traumës dhe nga mjekët?

Në një intervistë për Report TV Profesori i Asociuar i Kirurgjisë, Agron Dogjani tregon shpeshtinë e tyre duke ritheksuar faktin e mungesës së gjakut për ti ardhur në ndihmë pacientëve jo vetëm në raste urgjence.

"Pjesa më e madhe të rastet janë trauma nga aksidente me mjete të lëvizshme. Është shtuar numri i aksidenteve automobilistike, megjithatë kemi një rënie të numrit të traumava.

Kjo shoqërohet edhe me faktorët ekonomikë ose aktiviteti praktikt të njerëzve duke u mbyllur në shtëpi. Vdekshmëria, si rezultat i përmirësimit të funrizmimit me medikamete, pajisjeje është ulur. Mosha më e prekur është nga 14-45 vjeç, ka tendenca deri 50 vjeç.

Gjak, s'ka gjak. Jo rrallëherë jemi para një problemi të tillë, sepse sistemi i hermatransuzionit është i organizuar në mënyrë vullnetare. Nëse ska familjarë që të japë gjak, kush do japë?!", thotë Dogjani.

Share This Video


Download

  
Report form