Vajza e Agur Vrenozit: Babai bllokoi grabitësit, por askush nuk ndërhyri

Report TV 2018-05-12

Views 3

FIER - Agur Vrenozi dha jetën në përpjekje për të mbrojtur biznesin e të afërmit të tij në qytetin e Fierit, i cili ra pre e një grabitje të armatosur.

Grabitësit, duke tentuar të dalin nga dera e exchange e cila u mbyll me guxim nga ish-shefi i policisë pyjore Agur Vrenozi, 53-vjeç, e qëlluan me një plumb kallashnikovi në kokë. Ai humbi jetën një ditë më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Tre ditë pas kësaj ngjarje të rëndë, Report Tv mbërriti në shtëpinë e heroit Agur Vrenozi. Vajza e tij, Denis Vrenozi u shpreh për mikrofonin e Report Tv se babai i saj tentoi të bllokojë grabitësit brenda në Exchange, duke vendosur njw karrige ndërmjet dyerve, por askush nga njerëzit aty pranë nuk i ka ardhur në ndihmë. I vetëm përballë tre personave të armatosur me një armë zjarri kallashnikov, ai mori një plumb në kokë, ndërsa pak sekonda më herët ata kishin qëlluar edhe pronarin e pikës së këmbimit valutor, Gëzim Hoxha, 64-vjeç.

"Babai tentoi të bllokojë grabitësit, por askush nga njerëzit e tjerë nuk i erdhi në ndihmë", thotë Denisa.

Pendesa e shprehur nga autorët nuk vlen, thotë ajo, pasi ata vranë me gjakftohtësi, ndërsa shpreh besim se drejtësia do u japë ndëshkimin e merituar. "Nuk mund të shfaqin pendesë ata që e vranë me gjakftohtësi. Besoj drejtësia do japë dënimin e merituar për autorët".

Share This Video


Download

  
Report form