Report TV - Flet për Report TV, vajza e Agur Vrenozit, Denisa Vrenozi

Report TV 2018-05-12

Views 3

Agur Vrenozi dha jetën në përpjekje për të mbrojtur biznesin e të afërmit të tij në qytetin e Fierit, i cili ra pre e një grabitje të armatosur.

Grabitësit, duke tentuar të dalin nga dera e exchange e cila u mbyll me guxim nga ish-shefi i policisë pyjore Agur Vrenozi, e qëlluan me një plumb kallashnikovi në kokë. Ai humbi jetën një ditë më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Tre ditë pas kësaj ngjarje të rëndë, Report Tv mbërriti në shtëpinë e heroit Agur Vrenozi. Vajza e tij, Denis Vrenozi u shpreh për mikrofonin e Report Tv se pendesa e shprehur nga autorët nuk vlen, pasi ata vranë me gjakftohtësi. "Nuk mund të shfaqin pendesë ata që e vranë me gjakftohtësi. Besoj drejtësia do japë dënimin e merituar për autorët".

Share This Video


Download

  
Report form