Ora News - Berisha: Shkarkuat drejtorin e Portit se donit të merrnit kokainën

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sekuestrimi i ngarkesës me kokainë kolumbiane mbrëmjen e 27 shkurtit në Durrës vijon të jetë në qendër të debatit politik në Kuvend.

Ish kryeministri Sali Berisha tregon me gisht vëllezërit Olsi dhe Edi Rama si personat që ashtu si në rastin e Xibrakës fshihen pas ngarkesës prej 613 kg kokainë.

Sali Berisha: "Më 28 shkurt u përsërit identitik Xibraka, ku Osli dhe Edi ishin njerëzit kryesorë. Droga ishte e adresuar direkt për Olsi Ramën, partizanin, klanin e vëllezërve Rama" u shpren Berisha duke shtuar se nëse në rastin e Xibrakës provat u prishën nga Saimir Tahiri në rastin e Durrësit provat u prishën nga ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj, të cilin ai e quan Fatzi Xhafa

Sic veproi Saimir Trafiku veproi në Durrës Fatzi Xhafa. Me urdhër të Ramës prishi provat, bllokoi hetimin dhe shkatërroi procesin ku të gjithë fijet të çonin vetëm tek një drejtim Edvin dhe Olsi Rama.

Fatzi Xhafa deklaroi në mëngjes shqiptarëve se kryen një operacion me bashkëpunim ndërkombëtar. Pas një mbledhje që u bë në kryeministri, Xhafa doli e mashtroi shqiptarët dhe u tha se operacioni u krye nga policia shqiptare.

Droga e ardhur nga Kolumbia ishte drogë e adresuar direkt për Olsi Ramën, partizanin, klanin e vëllezërve Rama. Ishte drogë e cila u shënjua që në nisje nga autoritetet kolumbiane. Arriti në portet e Italisë ku u zbërthye dhe erdhi në drejtim të Olsi Ramës më datën 19 shkurt të këtij viti.

Pse shënjestroj Olsi Ramën?

Nuke bëj për politikë por u përsërit sërish Xibraka, ku Osli dhe Edi ishin njerëzit kryesorë.

Kontenieri me kokaine ne port, ndryshohet drejtori
Berisha ben dhe nje lidhjes mes kontenierit me kokaine dhe emerimit te drejtorit te ri te portit te Durresit. Ndersa kontenieri mberriti ne port me 19 shkurt, me 24 shkurt u ndryshua dhe drejtori i portit te Durresit, Afrim Bakaj

Sali Berisha: "Kontenieri erdhi më 19 shkurt. Kur u ndërrua drejtori i portit? Më datën 24 brenda një ore. U zgjodh i tredhuri që zbaton çdo urdhër. Ernuk i cili ishte shkarkuar si i korruptuar nga Enti i Kontrollit të Ushqimeve. Ai mori detyrën si ta hapim këtë kontenier. Të vjedhim drogën se Olsi donte drogën, por mjenjëherë ndërhynë ndërkombëtarët të cilët pyetën: Ku është kontenieri? I kthyen përgjigje: Po presim mos po vijnë bosët. Por me këtë akuzuan veten, se bosi ishte në zyrë, ishte partizani. Si të shkonte bosi në port?! Nuk ka njeri në botë që nuk e di që bosët shkojnë në port, ata janë në zyra. Ka të tjerë që shkojnë në port."

Arber Çekaj ne Tirane kur kontenieri u kontrollua

Berisha shkon me tej kur thote se pronari i Arbi Garden eshte sinjalizuar dikush te largohet para se të kontrollohet kontenieri

Sali Berisha: Pronari i Arbi Garden, Arber Çekaj ishte në Tiranë. Edhe iku është larguar pikërisht para kontrollit të kontenierit.

Kush e njoftoi?! Xhaxhai i tij ka qenë kryetar i PS-së për Tropojën dhe ju që e shisni atë ju qofshi.

A ka sponsorizuar fushaten e PS Arbi Garden

Sali Berisha: Së fundmi...

Share This Video


Download

  
Report form