Në fshatin Mafsheq të malësisë së Krujës, një familje me 9 anëtarë jeton në kushte të mjerueshme. Familja Ferra përbëhet nga kryefamiljari Bashkimi me bashkëshorten, prindërit e tij në moshë të vjetër, 4 fëmijët e vegjël dhe një motër invalide. Të ardhurat totale të kësaj familje janë 330 mijë lekë të vjetra në muaj me të cilat duhet të përballojnë jetesën, ilaçet e nevojat jetësore.
?Me këto para që marr unë dhe me këtë familje që kam, jetojmë në kushte tepër skandaloze për të ptrballuar çdo gjë që e do familja, me familjen, me fëmijët, e me plqetë, me motrën invalide. Është tepër e papërballueshme? ? theksoi Bashkimi.
Babai i Bashkimit, Tafa eshte 102 vjec dhe dergjet ne shtrat prej shume kohesh. Ai nuk është në gjendje as të ecë e as të flasë, po ashtu edhe e ema 92 vjecare. Familja nuk ka mundësi t?u blejë ilacet atyre dhe kjo ka bërë që gjendja shëndetësore t?u përkeqësohet. Nga ana tjetër, motrës së bashkimit, Fatmirës e cila ka lindur shurdhmemece, prej 4 muajsh i eshte nderprere pagesa e invaliditetit me argumentin se nuk plotësonte kriteret.