Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pronari i kompanisë porositëse të kontenierit me banane në të cilin u gjetën 613 kilogramë kokainë në portin e Durrësit ka qenë i skeduar nga policia dhe prokuroria që prej vitit 2015 për aktivitet kriminal në fushën e drogave të forta.
Në datën 21 dhjetor 2015 sektori për narkotikët në policinë e Durrësit, ka referuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për vlerësim, materialet hetimore për subjektin "Arbri Garden" me adresë në Maminas.
Referimi është bërë për arsye se më 23 nëntor 2015 në qytetin port Qayaquil në Ekador në një kontenier me banane është sekuestruar 90 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë.
Sipas referimit të bërë nga policia në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ngarkesa ka qenë e destinuar për në Shqipëri për subjektin "Arbri Garden" me pronar shtetasin Arbër Çekaj.
Burimet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pohuan se pas referimit të policisë ka nisur hetimi i çështjes për disa muaj me radhë.
Duke qenë se ngjarja kishte ndodhur në Ekuador, prokuroria u është drejtuar me letërporosi autoriteteve të këtij vendi për të marrë prova dhe informacione në lidhje me kokainën.
Letërporosia e nisur nga Tirana, sipas prokurorisë nuk ka marrë përgjigje brenda afateve ligjore dhe në mungesë të saj çështja është arkivuar.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hetimet-kompanise-se-arber-cekajt-iu-kapen-90-kg-kokaine-ne-ekuador-ne-2015