Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një karafil qëndronte këtë të shtunë para pikës së këmbimit valutor në Fier ku Agur Vrenozi mori një plumb që i kushtoi jetën, teksa tentoi të parandalojë një grabitje të armatosur.Grabitja, e fundit e një serie ngjarjes të rënda, ka ngjallur reagime të forta deri në thirrje për rikthimin e dënimit me vdekje.
"Dënim me vdekje! E ka hequr Komiteti Europian etj etj por do dënim me vdekje, pikë".
Kërkesa për masën ekstreme, lidhet nga qytetarët edhe me mosbesimin tek drejtësia shqiptare, që siç thonë, i liron autorët e ngjarjeve të rënda pa mbajtur përgjegjësi.
" I fusin këtej dhe i nxjerrin në anën tjetër".
"Mendoj që shteti duhet të ketë ligje më të ashpra për hajdutët".
53 vjeçari i cilësuar ?një hero?, mbeti i plagosur rëndë, ndërsa u përlesh me dy persona të armatosur që vodhën këtë pikë këmbimi valutor (në foto) dhe dhunuan pronarin e saj, Gëzim Hoxha.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pas-grabitjes-ne-fier-kerkohet-kthimi-i-denimit-me-vdekje