Eureporter: Kapja e kokaines, merite e autoriteteve shqiptare

RTV KLAN 2018-05-11

Views 0

Operacionit ku u kapën 613 kilogramë kokainës në Durrës i ka kushtuar një artikull edhe platforma multimediale e lajmeve me qendër në Bruksel, Eureporter. Në artikull thuhet se sasia e drogës kishte kaluar nga disa vende europiane përpara se të mbërrinte në portin e Durrësit. Përmendet se kontenieri me ngarkesën e bananeve dhe kokainës nuk u zbulua as në Maltë e Itali gjatë kalimit tranzit.

Sipas artikullit, goditja e grupit të kokainës u mundësua nga autoritetet shqiptare, të cilat në këtë rast nuk kishin marrë asnjë sinjalizim nga shërbimet partnere.

Vlerësimin që i bëhet në këtë artikull Policisë Shqiptare dhe përpjekjeve të saj në luftën kundër trafikut të drogës e ka ndarë me ndjekësit e tij në faqen e tij në Facebook edhe Kryeministri Edi Rama, i cili e quan inkurajues për Shqipërinë dhe Brukselin këtë sukses.

Lufta kundër krimit të organizuar është një parakusht për përshpejtimin e hapjes së negociatave me të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ndaj dhe sasia rekord e kokainës e sekuestruar në Shqipëri, me një vlerë tregu prej rreth 180 milionë eurosh, shihet si një shembull i progresit të bërë në adresimin e këtij problemi.

Shqipëria vijon artikulli, ka qenë një burim prodhimi për marijuanën, e gjithashtu një rrugë kalimi drejt tregjeve europiane për kokainën dhe heroinën. Megjithatë, qeveria shqiptare thuhet në shkrimin e Eureporter, ka ndërmarrë disa reforma të thella, përfshi luftën kundër krimit të organizuar, që është edhe një kusht thelbësor i Bashkimit Europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit.

Share This Video


Download

  
Report form