Report TV - Grabitja e vrasja në Fier, Basha: Krimi ka fituar mbi shtetin

Report TV 2018-05-11

Views 0

Gjatë mesditës së sotme kreu i Partisë Demokratike ka mbajtur një konferencë për gazetarët, ku ka akuzuar drejtpërsëdrejti kreun e pozitës Edi Ramën për krimin e organizuar me të cilin po përballet aktualisht vendi jonë. Kreu i opozitës ka akuzuar Ramën, duke e cilësuar atë si përkrahësin kryesor të krimit dhe drogës.
Sipas Bashës, në vend të financimeve të huaja, në Shqipëri investohet droga, ku ngarkesa të tilla si ajo e Maminasit prej 613 kg kokainë nuk vijnë dot pa përkrahjen e krerëve të shtetit.

"Një qytetar i thjeshtë, Agur Vrenozi 53 vjeç, kryefamiljar, ka humbur jetën nga dhuna e krimit. Dua t?i shpreh sot ngushëllimet e mia familjes dhe njerëzve të tij. Është një humbje e rëndë për familjen dhe njerëzit e tij, por është një tragjedi për të gjithë shoqërinë. Ky qytetar tentoi të mbronte vetë pronën dhe biznesin, të lëna në mëshirën e krimit, pa mbrojtje. Sot në Shqipëri jeta dhe prona janë nën kërcënimin e përditshëm të krimit dhe të drogës.
Vetëm dje kanë ndodhur 4 grabitje me armë. Në Shqipëri ka vetëm një realitet: drogë dhe krim. Nën dhunën e tyre askush nuk është i sigurt.

Share This Video


Download

  
Report form