Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Reshjet e dëborës dhe shirat e që e pasuan shkaktuan probleme në infrastukturë nga jugu në veri.
Investimi 2.3 milion euro nuk i dha zgjidhje rrëshqitjeve në Kodër Vilë të Durrësit, ku këtë të premte tonelata dherash bllokuan një sens të rrugës drejt Currilave.
Një fenomen i përvitshëm, por që nuk po gjen zgjidhje.
Masivë gurësh u shembën në rrugën nacionale Berat-Skrapar duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe duke u kthyer në rrezik aksidentesh.
Dëmtimi i rrugës i detyron banorët e fshatit Cerjan në Dibër që të ecin në këmbë për kilometra tu lidhur me Peshkopinë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/reshjet-shkaterrojne-infrastrukturen-demtime-urash-dhe-rrugesh