Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka vizituar disa familje në Bashkinë e Vorës, të cilat janë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike. Basha është ndalur në familjen e Sabri Vrionit, që jeton me familjen në një barakë, dhe në familjen e Bujar Lukës, që jeton në një ish-depo armatimi.
Bashkëshortja e tij i tregoi Bashës për vajzën e sëmurë me asmë të avancuar, prej të cilës tha ajo nuk e pranojnë as në shkollë.
Gruaja: U bë ka një javë pa shkollë se u prish mësimin edhe të tjerëve. Më thanë ta shtrojmë në spital, thashë nuk kam mundësi. Atje çdo gjë në tef lekut. Edhe ndihmën ekonomike e hoqën. Ka kalu çdo gjë.
Një tjetër familje ajo e Spahi Koçit, i tregon kryetarit të opozitës se kushtet e këqija ku banojnë u ka shkaktuar bronkopneumoni 3 fëmijëve.
Spahi Koçi: Ma hoqën sepse nuk plotëson pikët.
Basha: Çfarë pikësh?
Spahi Koçi: Nuk e di çfarë pikësh.
Basha: Nuk do të pranojmë kurrë që të hiqet buka e fëmijëve të tu për të bërë qejfe e luks qeveria, këtë se pranojmë kurrë.
Nga skema e ndihmës ekonomike është përjashtuar edhe familja e Fradjol Ukës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/femijet-ushqehen-me-turshi-basha-viziton-familjet-e-varfra-ne-vore