Report TV - Veliaj: 52 mundësi që fermerët të përfitojnë nga skema financuese

Report TV 2018-05-11

Views 0

Fermerët e Tiranës që duan të zhvillojnë aktivitetin e tyre bujqësor apo blegtoral mund të aplikojnë pranë agropikave për të përfituar deri në 50% të vlerës së investimit që do duhet të bëjnë. Bashkia e Tiranës dhe Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural zhvilluan sot një bashkëbisedim me fermerë në Farkë, ku prezantuan mundësitë e përfitimit nga skemat kombëtare të mbështetjes për bujqësinë, për të gjithë ata që ushtrojnë veprimtari në fushën e bujqësisë, blegtorisë dhe agrobiznesit. Në fjalën e tij kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se kjo është mundësi e mirë për zhvillimin e bujqësisë dhe agroturizmit në zonat rurale të Tiranës, ndërsa evidentoi lehtësitë proceduriale për të përfituar prej saj.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS