Ora News - Takimi me Metën, Paloka: Qëndrimi i Presidentit i drejtë. Ja ku ndahemi me mazhorancën

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Takimi i Presidentit me Komisionin e Jashtëm zgjati dy orë. Në përfundim, deputeti i PD, Edi Paloka tha se ranë dakord që qendrimi i Presidentit ishte i drejtë. Ndërsa ajo që i ndante me mazhorancën ishte mungesa e transparencës.

Paloka: Patëm një bisedë mjaft kontrsuktive mee presidentitn. Na informoi për të gjitha hapat që janë ndërmarrë deri më sot me Ministrinë e Jashtme.

Për fat të keq rezultoi ajo që opozita ka ngritur si shqetësim mungesa e transparencës nga Ministria e Jashtme, si dhe fakti që edhe në marrëdhëniet me Presidenti nuk ka pasur një marrëdhënie korrekte.

Pas parashtrimit të presidentit lidhur me qëndrimin e tij që bazohet në vendimin e gjykatës Kushtetuese ramë dakord pra mazhoranca dhe opozita që qëndrimi i presidentit është korrekt dhe i përgjigjet përgjegjësisë dhe detyrimit që ai ka për të qëndruar fort në vendimin e Gjykatës Kushtetutës.

Mosdakordësia mes palëve ishte tek transparenca, por mendoj se ky ishte një element i qartë për këdo.

Ne ngritëm si shqetësim mungesën e transaprencës, fakti se pse është kjo mungesë transaprence dhe a ka arsye për të fshehur përderisa nuk janë transparent në një marrëdhënie kaq të rëndësishme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/negociatat-me-greqine-meta-sot-takon-komisionin-e-jashtem

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS