Opinion - Bamirësi nga fundjavëndryshe dhe opinion! (1 mars 2018)

RTV KLAN 2018-05-11

Views 2

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu në KLANHD & TVKLAN; Katër muaj më parë, emisioni ?Opinion? ndërmori një nismë shumë të veçantë dhe të rëndësishme për të ndihmuar familjen Biçaku. Kjo familje e cila u identifikua nga ?Fundjave Ndryshe?, jetonte në kushte të varfërisë të tejskajshme mes sëmundjeve, mungesës së një shtëpie, pamundësisë për t?u ushqyer dhe për t?u shkolluar.

Për shkak të problemeve shëndetësore, asnjë anëtar i kësaj familje nuk vlerësohej si i aftë për punësim , duke e bërë tejet të vështirë sigurimin e të ardhurave për ushqim e ilaçe.
Jeta e vështirë e kësaj familje dhe thirrja e tyre për ndihmë, preku zemrat e shumë shqiptarëve.

Edhe pse audienca nuk ishte ndër me të lartat, sensibilizimi ishte aq i madh sa mbrëmjen e transmetimit janë grumbulluar rreth 15 mijë euro, si dhe kontribute të tjera në formën e të mirave materiale. Drejtuesi i Fondacionit Fundjave Ndryshe, Arbër Hajdari, informoi se punimet për shtëpinë e re të familjes Biçaku filluan menjëherë të nesërmen pas emisionit, dhe një pjesë e kontributeve u përdorën për të ndërtuar edhe tre shtëpi të tjera në fshatrat Zhelizhan, Thumanë dhe Kamëz.

Sot ëndrra e Seldës për të pasur një shtëpi të bukur u bë realitet. Falë ndihmave të shumta që u mblodhën për këtë familje, ata hynë sot në shtëpinë e re me rroba më të ngrohta dhe me sy e buzë të qeshur.

Familja Biçaku tashmë gëzon shtëpinë e re rreth 110 m2, ku të gjithë kanë një krevat për të fjetur, ngrohje, një çati dhe mure që i mbron nga i ftohti i acartë i dimrit.

Në emisionin ?Opinion? të datës 8 nëntor të vitit 2017, Drejtoresha e PR dhe Marketing të Spitalit Amerikan, Oriella Cano mori përsipër shërbimet shëndetësore të gjithë familjes.

Javën e ardhshme nënë Qamilja e cila kishte probleme me shikimin, do të operohet nga mjekët më të mirë, për të sjellë dritë edhe në sytë e saj.

Ky ishte rasti i dytë i bashkëpunimin të emisionit ?Opinion? dhe Fondacionit Fundjave Ndryshe. Një bashkëpunim, i cili synohet të kthehet në traditë për të ndihmuar sa më shumë familje shqiptare t?u rikthehet shpresa dhe të kuptojnë që nuk janë të harruar. Kjo që po shihni në ekran, është lista e të gjithë kontribuesve pa të cilët nuk do të ishte e mundur ndërtimi i shtëpisë së re të familjes Biçaku, por edhe të familjes Zaimi në Zhelizhan të Lushnjës, familjes Muça në Thumanë dhe familjes Mërtini në Kamëz.

Share This Video


Download

  
Report form