Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ora News zbardh një pjesë të debatit në parlamentin grek midis ministrit të Jashtëm helen, Nikos Kotzias dhe ish-kryediplomates greke, Dora Bakojanis në lidhje me marrëveshjen për detin të vitit 2009, e rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, dhe diskutimet aktuale midis dy vendeve.
Gjatë interpelancës, Kotzias i thotë zonjës Bakojanis se aktualisht, Ministria e Jashtme e Shqipërisë gjendet në "konflikt" me presidentin për sa i për sa i përket autorizimit, dokument i njohur si "Plotfuqishmëri". Ai thotë se është e qartë që hapat e Shqipërisë do të ndërmerren sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi marrëveshjen e 2009-s, të nënshkruar edhe nga Bakojanis. Duke theksuar se marrëveshja ishte fantazmë pasi nuk u vu në fuqi në asnjë moment, Kotzias thekson se në "parim po mbrojmë një marrëveshje ekzistuese, që ju e nënshkruat, ata nga ana e tyre me te drejte nuk i kundërvihen vendimit te Gjykatës se tyre".
Kotzias thotë se janë tre zgjidhje përpara palës:
Të "gezojme te mirat" e një marrëveshje që kurrë nuk është ratifikuar nga ata qe e nenshkruan ate, e te vazhdojmë keshtu dhe 50 vjet te tjera qe te mos kete mundesi as Greqia as Shqiperia te perdorin AOZ e tyre;
Te perpiqen shqiptaret nga pala e tyre dhe ne të pranojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë - gje qe nuk mund te ndodhe (me 1000 %). Ne nuk kemi humbur ndonjë betejë qe te detyrohemi te zbatojme vendimet gjyqesore te vendeve te treta;
Të kërkojmë, nëse ekziston një rrugë teknike për të korrigjuar disa cështje teknike, ose jo.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/marreveshja-e-detit-ora-news-zbardh-debatin-kotzias-bakojanis