Rudina/ Mira Meksi perlotet ne emision, flet per humbjen e qenit (01.03.2018)

RTV KLAN 2018-05-11

Views 1

Mira Meksi është një ndër shkrimtaret më të mira në letërisinë bashkëkohore shqipe. Librat janë gjithnjë tema e saj kryesore, por sot në studion ?Rudina? përveç botimit të saj më të fundit ?Flutura mes Gjinjve? ajo foli edhe për një ngjarje shumë të dhimbshme që ka ndodhur në jetën e saj kohët e fundit, humbjen e një krijese shumë të dashur për të, qenit të saj Blanko.
?E kam përjetuar shumë rëndë humbjen e Blankos, ndihem sikur më kanë shkulur zemrën. Kishte më shumë se një vit që ishte konstatuar një sëmundje tek ai sëmundja Cushing, e cila është e përhapur për moshën që ishte Blanko. Ai jetoi rreth 12 vite e 3 muaj. Unë shpërndava lajmin për humbjen e tij, më 20 Shkurt 2018. Drama ishte pas humbjes së tij, këtu nuk ka një vend ku të prehet ajo krijesë.
Ne njerëzit jemi qenie komunikatave dhe në mënyrën më harmonike këtë ta siguron një kafshë. Zbulimet kanë treguar se kafshët kanë një aparat sentimental që tek njerëzit është e ngurtësuar. Është një lidhje mistike ajo që të jep kafsha. Blanko u shua në duart tona?, tha shkrimtarja.

Share This Video


Download

  
Report form