Ora News - Matura asnjë ndryshim, pas 15 marsit maturantët do të plotësojnë formularin A1

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kriterët për Maturën Shtetërore as këtë vit nuk do të pësojnë ndryshime. Ministrja Lindita Nikolla apeloi maturantët që të tregojnë kujdes në marrjen e vendimeve, ndërsai ftoi ata që të zgjedhin programet e edukimit, ku për nxënësit ekselentë kostot do të mbulohen nga qeveria.

Matura Shtetërore edhe këtë vit nuk do të ketë asnjë ndryshim deri në vitin 2019 kur janë paralajmëruar disa ndryshime.

Gjatë një bashkëbisedimi me maturantët, Ministrja Lindita Nikolla tha kriteret do të jenë të njëjta si një vit më parë, ndërsa plotësimi i formularit A1 pritet të nisë pas datës 15 mars ku edhe vendoset për lëndët me zgjedhje.

Pranë çdo gjimnazi këtë vit do të ketë qendra informimi, ku maturantët do të njihen me kriteret.

Nikolla: Ju mund të konsultoni si websitet e Universiteteve po ashtu dhe një faqe të dedikuar këtij procesi që është faqja U-Albania dhe ku secili prej jush keni të gjithë hapësirat e dedikuara, informacionet e nevojshme për programet e studimit.Është shumë e rëndësishme që ky proces të bëhet duke marrë gjithë kohën dhe qetësinë personale pa dëgjuar të tjerë, shokë tuaj për eksperiencat e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ministrja-e-arsimit-takim-me-maturantet-kriteret-e-pranimit-ne-universitete

Share This Video


Download

  
Report form