Report TV - Skandali në zgjedhje, FSHF nuk u kthen përgjigje ankimuesve

Report TV 2018-05-11

Views 4

Federata Shqiptare e Futbollit jo vetëm që nuk ka reaguar ndaj skandalit në zgjedhjen për Komitetin Ekzekutiv në të dy raundet, por kur kanë kaluar plot 3 javë nga Asambleja Zgjedhore e 7 shkurtit, nuk u ka kthyer përgjigje zyrtare as 2 ankimuesve, pikërisht Ekrem Spahiut, kandidatit që iu manipuluan votat pas numërimit në raundin e parë, por edhe Kristian Gjidodajt, i cili u la jashtë fituesve, duke manipuluar rezultatin dhe duke futur Edmond Spahiun, administratorin e firmës ndërtuese Arena Kombëtare.
Burime të sigurta të Report Tv, bëjnë me dije se zoti Ekrem Spahiu që në momentin e parë ka ankimuar me shkrim rezultatin e raundit të parë, por edhe një ditë më pas ka depozituar në sekretariatin e FSHF një kërkesë ku kërkon rishikimin e procesit të vlerësimit të të gjitha votave në raundin e parë. Më 8 shkurt, në zyrat e federatës ka qenë i pranishëm edhe Kristian Gjidodaj, i cili ka ankimuar procesin e shpalljes së votave në raundin e dytë të zgjedhjes së Komitetit Ekzekutiv. Ndërkohë, edhe pse ka pasur ankimime, Komiteti Ekzekutiv, i zgjedhur në mënyrë të manipuluar, ka zhvilluar mbledhjen e parë më 21 shkurt. Nga ana tjetër, zoti Ekrem Spahiu, ka bërë tjetër kërkesë në federatë për kthim përgjigje, por nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare. Sipas burimeve të Report Tv, Ekrem Spahiu tani do t?i drejtohet gjykatës për të kërkuar të drejtën.

Share This Video


Download

  
Report form