Ora News - Siguria ushqimore, AKU nis kontrollin për produktet nga ferma deri në tavolinë

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndryshon ligji për sigurinë ushqimore. Drafti i ri tashmë ka nisur konsultimet me grupet e interesit, ndërsa ndryshimet kryesore kanë të bëjnë me forcimin zinxhirin të kontrollit. Në këtë ligj forcohen kompetencat e AKU, e cila detyrohet të monitorojë produktet duke nisur nga prodhimi deri tek konsumatori.Ligji synon ndër të tjera të rrisë kontrollin në eksportin dhe importin e mallrave pasi në ligjin aktual nuk mbulohen produktet me origjinë jo-shtazore dhe janë të paqarta kërkesat për produktet me origjinë shtazore.

Ndryshon ligji për sigurinë ushqimore duke vendosur një kontroll më të fortë për produktet apo prodhimet në të gjithë zinxhirin deri tek konsumatori.

Ministria e Bujqësisë tashmë ka nisur konsultimet me grupet e interesit.

Ndërhyrjet në ligjin aktual përmirësojnë disa dispozita të ligjit aktual, duke marrë shkas nga problemet e dala gjatë zbatimit të tij.

Drafti është përqendruar kryesisht në përmirësimin e dispozitave lidhur me procesin e ?analizës së riskut? dhe ndarjen e kompetencave ndërmjet Ministrisë dhe AKU-së në lidhje me këtë proces.

Rregullimet e bëra me anë të këtij projektligji synojnë të pasqyrojnë, si në lidhje me statusin ashtu edhe me funksionet e AKU-së, konsolidimin e saj si autoriteti inspektues me i lartë në fushën e sigurisë ushqimore si dhe të gjithë hapësirës së fushëveprimit të Ministrisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/siguria-ushqimore-aku-nis-kontrollin-produktet-nga-ferma-deri-ne-tavoline

Share This Video


Download

  
Report form