Sapo kalon Kombinatin, e d" />
Sapo kalon Kombinatin, e d"/>

"Rruga e Ndroqit”, e degraduar

RTV KLAN 2018-05-11

Views 4

Kjo është rruga Tiranë ?Plepa, e njohur si Rruga e Ndroqit.

Sapo kalon Kombinatin, e deri në Durrës ajo është totalisht e amortizuar, plot me gropa, që e bëjnë të vështirë e të rrezikshëm udhëtimin.

Nuk është bërë asnjë investim prej 10 vjetësh.

Pjesa me e madhe e mjeteve që lëvizin mes dy qyteteve përdorin autostraden, por edhe kjo rrugë mbetet e frekuentuar. Ajo shpesh ka shërbyer edhe si aks i vetëm në rastet kur autostrada është e bllokuar për arsye të ndryshme.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar që prej ndërtimit të saj, në këtë rrugë nuk është bërë asnjëherë investim total.

Në vitin 2004-2005 është bërë një riveshje pjesore në zonën e Ndroqit, një tjetër projekt për rrëshqitjet është zbatuar në vitin 2007-2008 dhe që prej asaj kohe nuk është venë më dorë.

Përballë kësaj situate Autoriteti Shqiptar Rrugor, në përgjigje të interesimit të Televizionit Klan thotë se për rehabilitimin e plotë të rrugës kombinat ?plepa është gati projekti, ai është hartuar që prej vitit 2010, por ende nuk është vënë në zbatim për shkak të mungesës së fondeve.

Share This Video


Download

  
Report form