Report TV - Valbona Mezini: Pas gazetarisë dhe politikës, pasioni im i ri poezia

Report TV 2018-05-11

Views 3

Mëngjesin e sotëm në emisionin Rreze Dielli ishte e ftuar gazetarja Valbona Mezini. Në një rrëfim për jetën , profesionin dhe karrierën , Valbona foli ndër të tjera edhe për pasionin e saj të madh për artin dhe letërsinë. Ajo ekskluzivisht pohoi se do të botojë një libër së shpejti dhe se e adhuron poezinë. ?Jam duke punuar per nje botim te rradhes. Askush nuk e di, për herë të parë e them. Nuk është libri im i parë, është i dyti. Kam botuar para shumë vitesh 1 libër me poezi. Qyteti im i lindjes ndoshta e sjell në kujtesë, sepse atëherë isha në gjimnaz, shkruaja shumë, e dashuruar me poezinë me anglishten. Lexoja shumë libra dhe poezi në anglisht. Ishte diçka e rrallë për 1 gjimnazist. Nuk e di as vetë ta shpjegoj se pse rendja pas poezisë. Tani nuk më bën përshtypje dhe e kam gjetur arsyen pse. Kur i kthehem dhe e kujtoj them se nuk ka qenë rastësi. Që e vogël jam rritur në një familje me shumë libra. Në shtepinë time në Vlorë kam pasur një bibliotekë me afro 300 libra. Një pjesë e tyre kanë shgarravinat e mia që nuk haja pa lexuar diçka.

Share This Video


Download

  
Report form