Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy gra paciente me probleme kardiake dhe apandesit akut kanë shpëtuar falë transporit në kohë me helikopter drejt QSUT. Pacientet nga Shala e Shkodrës, ishin të sëmura dhe të izoluara nga dëbora. Misionet nga ajri kanë qenë të vështira, për shkak të mjegullës dhe dëborës.
Dy paciente nga Shala e Shkodrës u transportuan me helikopter mekësor në QSUT.
Një grua 42 vjeçare shfaqi probleme kardiake dhe pacientja tjetër ishte rast apandesiti akut.
Zonat e thella malore po përballen me kushte ekstreme të motit dhe njësia e helikopterëve të Ministrisë së Shëndetësisë tentoi të bëjë ulje në fshatrat Nënmavriq dhe Lekaj, por nuk mundi për shkak të mjegullës dhe dëborës.
Njësia e helikoterëve mjekësor arriti të shpëtonte dy gratë nga Shala, të cilat po marrin mjekim në QSUT.
Ministrja e Shëndetësise, Ogerta Manastirliu, pergezoi ekipin e mjekeve dhe stafin e Njesise se Helikoptereve per permbushjen e misionit, dhe bën të ditur se kjo njësi është në gadishmëri.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tirane-dy-paciente-nga-shala-mberrijne-me-helikopter-ne-qsut