Ora News - BOOM: Laborantja denoncon largimin nga puna. Ja çfarë ndodh në laborator

Ora News Emisione 2018-05-11

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni "BOOM" solli mbrëmjen e sotme denoncimin e zonjës Rakipe Kurti, me 28 vite punë si laborante në QSUT por sot e pushuar nga puna.

Siç edhe ajo tregon, kalvari i pushimit nga puna nisi në gusht të 2017, për tu rikthyer sërish por si korriere por që nuk do të zgjaste shumë dhe do të largohej përfundimisht.
Kurti: Kam 28 vite që punoj në QSUT. Në gusht të vitit të kaluar, Merve Aliaj, më bën një paralajmërim vetëm se unë mora një gjak të një mësuesje që mua më kishte mësuar, më kishte dhënë zanatin për laburante. Asaj nuk ja merrte njeri gjakun dhe unë në ambjentet spitalore, në urgjencë i marr gjakun. Në mënyrë të prerë më jep një paralajmërim pushim nga puna.Kur më thirri në Drejtori e kam dëgjuar me veshët e mi tek dera kur Flutura e Burimeve Njerëzore i tha nuk është motiv për të hequr Rakipe Kurtin.

Më hoqën brenda 24 orëve. Bëra një ankesë, nuk gjeta zgjidhje. Takova deputetin Xhemail Qefalia, që e kisha deputet zone. I çoj mesazh Edi Ramës, të gjithëve. Si përfundim, Xhemail Qefalia i pyet çfarë ka bërë shkelje. Më kthyen në QSUT branda muajit.Unë futem dhe i them dua vendin tim të punës, laburante.

Nuk më kthyen dhe më futën në punë si korriere. Marr, transportoj analizat e gjakut nga një vend në laborator.Për katër muaj mu dha kontrata e punës përgjithmonë, ishte ora 1 pa 10, bëhem gati dhe i them shokut tim të punës: Ke analiza për të çuar në laborator? Po, tha, kam tre analiza. Unë nuk dal nga rruga, por dal brenda QSUT sepse ne çojmë dhe analiza të tjera atje dhe në korridor më kap Bora, një kordinatore e 6 katëshit. Më thotë, ku po shkon? I thashë, në laborator. Në drejtori direkt, më tha. O unë, ose kjo në QSUT. Ke vathë, ke varëse, pse me kostumin e laborantes?

Sot është në proces gjyqësor, dhe nëse rimerr vendin e punës, ajo thotë se do ta pushojë çeshtjen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-laborantja-denoncon-largimin-nga-puna-ja-cfare-ndodh-ne-laborator

Share This Video


Download

  
Report form