ELBASAN-Dy banesa janë përfshirë në flakë mbrëmë, në fshatin Qerret. Banorët kërkojnë ndihmë nga shteti.
Mbrëmë në orën tetë të darkës ka shpërthyer zjarr në dy banesa, në fshatin Qerret të Njësisë administrative Labinot Mal. Shkak për zjarrin janë bërë luhatjet e enegjisë elektrike. Banorët e paten të pamundur ta shpëtojnë situatën dhe nga banesat kanëngelur vetëm rrënojat, pasi janë djegur plotësisht.
Bëhet fjalë për familjen e Skender Cekojës, e përbërë nga 6 persona dhe familjen e Astrit Cekojës, e përbërë nga 4 persona. Asnjëri nga personat në fjalë nuk është dëmtuar fizikisht nga incidenti.