Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nëntë automjete janë përfshirë në një aksident në rrugën Tiranë-Elbasan, pranë tunelit të Krrabës.
Shkak mësohet se ka qenë situata e krijuar nga reshjet e dëborës, që ka çuar në rrëshqitjen e mjeteve.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrëfikësit.
Fatmirësisht mësohet se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Situata në tunelin e Krrabës është mbikqyrur nga zjarrëfikësit në shmangien e problematikave në orët e fundit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/aksident-ne-krrabe-perplasen-nente-automjete