Report TV - Shkarkimi i Arta Markut, PS rrëzon me votë opozitën

Report TV 2018-05-11

Views 0

Me votat e Partisë Socialiste, Këshilli i Legjislacionit ka rrëzuar kërkesën e opozitës për shkarkimin e kryeprokurores së përkohshme Arta Marku.

PD-LSI kërkuan rreth një muaj më parë ndryshimin e Kushtetutës në zgjedhjen e Kryeprokurorit si dhe ndërprerjen e mandatit të Arta Markut. 'Legjislacioni' diskutoi nen për nen, në tërësi si dhe miratoi raportin për paraqitjen në seancë plenare, duke i kërkuar Kuvendit rrëzimin e kësaj kërkese.

Opozita kundërshtoi vendimin e maxhorancës, duke rikthyer në vëmendje seancën e 18 dhjetorit kur Arta Marku u zgjodh në krye të organit të akuzës për një mandat të përkohshëm, deri në ngritjen e KLP. Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi kërkoi ndërprerjen e mandatit të Arta Markut dhe zgjedhjen e një kryeprokurori sipas ndryshimeve të Kushtetuese.
"Seanca e 18 dhjetorit ka paraqitur një ndër situatat më të paprecedenta lidhur me kushtetutshmërinë e shtetit shqiptar. Një antikushtetutshmëri po çon në një antikushtetutshmeri tjeter. Ta vëmeëne shinë kushtetutese procesin e hetimeve penale. Te evitojmë që në të ardhmen e afërt jo te largët sistemi i prokurorisë të mos hyjë në një valë tërmetesh.

Share This Video


Download

  
Report form