Shtatzania është argumenti kryesor që paraqesin në dyert e gjykatave prindërit e vajzave minorene për të kërkuar lejen që ato të martohen. Shumë martesa kryhen formalisht, dhe ligjërohen në momentin që vajzat mbushin 18 vjeç.
"Nga ka dalë kryesisht shtatzënia, nga ka dalë bashkëjetesa, nga ka dalë bashkimi familjar. Në 7% të rasteve të monitoruara ka qenë lindja e fëmijës".
68 kërkesa janë paraqitur në 7 gjykata nga 21 që janë në vend, por ekspertët shohin me shqetësim diferencat në moshë.
"Ka shumë gjasa që një e mitur të lidhet pak e shumë me grupmoshën e vet, me një diferencë 19-vjeçare kontaktet janë të limituara, janë martesa të brishta".
Për të frenuar fenomenin, kërkohet ndryshimi i ligjit. Ekspertët thonë se ky fenomen ka ardhur në rënie vitet e fundit, ndërsa janë të mendimit se rolin parësor e ka familja.