Report TV - Nisma e pazakontë/PD hetim Ramës, ministrave e gjithë shtetit për çështjen e kanabisit

Report TV 2018-05-11

Views 0

Partia Demokratike kërkon ngritjen e një komisioni hetimor të pazakontë për çështjen e kultivimit dhe trafikimit të drogës. Objekti i komisionit është çështja e drogës, por numri i funksionarëve dhe institucioneve shtetërore që kërkohen të merren në hetim, është i pakufizuar.

Në kërkesën e zbardhur nga Shqiptarja.com, Partia Demokratike kërkon që të marrë nën hetim që nga kryeministri Edi Rama, ministrat dhe një numër të pakufizuar institucionesh shtetërore dhe zyrtarësh, për rolin, dijeninë dhe përgjegjësinë e tyre në parandalimin dhe ndëshkimin e fenomenit të kultivimit të kanabisit apo trafikimit të lëndëve narkotike.

Share This Video


Download

  
Report form