Policia nis vendosjen e gjobave ne Tirane per shoferet e parregullt

RTV KLAN 2018-05-11

Views 1

Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar masat për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në akset e qendrave të banuara si dhe pas ankesave të herëpashershme të banorëve, për vështirësinë në qarkullimin normal të mjeteve zjarrfikëse dhe atyre të autoambulancave në zonat e banimit.
Në këtë aspekt, Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur gjoba për drejtuesit e mjeteve që nuk respektojnë sinjalistën rrugore, që nuk u japin përparësi këmbësorëve dhe që parkojnë mjetet në mënyrë të parregullt brenda komplekseve të banimit.
Gjithashtu, Policia Rrugore e Tiranës në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, ka nisur fazën e evidentimit dhe njoftimit të pronarëve të mjeteve, që kanë zënë për një kohë të gjatë hapësirat publike, mjetet dukshëm të braktisura apo ata që shfrytëzojnë hapësirën publike për tregje shitjeje, duke u lënë njoftimin me afatin e përcaktuar, për të marrë masa për heqjen e tyre nga rruga.
Janë vendosur 134 masa administrative, konkretisht 45 gjoba për qarkullim në korsitë e dedikuara për shërbimin publik,
75 për parkime të gabuara dhe 14 për mosdhënie përparësie këmbësorëve.
Policia ka njoftuar 125 pronarë mjetesh dukshëm të braktisura ose të vendosura për shitje në hapësirat publike, që të lirojnë hapësirën e zënë brenda 15 ditësh. Në të kundërt do t'i nënshtrohen sanksioneve ligjore që parashikon Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë.
Policia Rrugore e Tiranës u bën apel qytetarëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi kontrollet dhe masat do të jenë të ashpra.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS