Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Aksidenti i ndodhur mbrëmë në rrugën e Kombit, në afërsi të Milotit ka zbuluar drogën që gjëndej në njërën nga makinat.
Si pasojë e aksidentit, droga është shpërndarë në rrugë. Mësohet se lënda narkotike ndodhej në bagazh dhe ishte e vendosur në thasë.
Nuk ka detaje për identitetin e drejtuesit të mjetit dhe personave të tjerë që kanë qenë në automjet, por paraprakisht dyshohet se ata janë larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes duke i shpëtuar policisë.
Sipas informacioneve të para të policisë, dy makinat e përplasura rrëshqitën si pasojë e dëborës në rrugë.
Nga aksidenti nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/milot-aksidentohet-makina-e-mbushur-me-droge