Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ne tavolinën e Presidentit të Republikës ka mbërritur dosja voluminoze me përgjigjet për kërkesat e Kreu të Shtetit mbi objektin e marrëveshjes, minutat e takimeve, ekipin e negociatorëve, bëjnë me dije burime të Tonight Ilva Tare.
Bie në sy se ka ndryshuar objekti i kërkesës për autorizim që kërkon Ministri i Jashtëm. Nga shkresa e datës 12 shkurt ku thuhej sipas Metës në mënyrë të paqartë se objekti është " përcillet kërkesë për autorizim negociatash me palën greke?, në ?marrëveshje ndërmjet RSH dhe RG për delimitimin e zonave detare?.
Burime të besuar për Tonight Ilva Tare pohojnë se përveç objektit të formuluar si më lart, presidentit Meta i janë dorëzuar edhe rekomandimet e ekspertizës, konkluzionet e takimeve të ndryshme, projekti i marrëveshjes, parimet si dhe metodologjia që negociatorët mendojnë se do të ndjekin.
Publikimi i emrave të grupit negociator i ktheu në tabelë sulmesh politike, siç ishte rasti i Artur Meçollarit, të cilin ish-kryeministri Berisha e quajti spiun, ndërsa Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se zotëron cerfitikatën e sigurisë dhe se deri në vitin 2017 ka qenë këshilltar i komandantit të Forcave të NATO-s në Afganistan, John Nicholson.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tonight-ilva-tare-zbulohet-objekti-i-marreveshjes-cfare-i-kerkon-bushati-metes